Berlusconi nis punën në shërbim të komunitetit

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi do të nisë sot punën e tij në shërbim të komunitetit në një shtëpi të moshuarish pranë Milanos.

Ai u dënua me 4 vite burg për evazion fiskal vitin e kaluar, por që u zëvendësua me 4 orë punë në javë përgjatë një viti me të moshuarit me sklerozë.

Mediat italiane thonë se Silvio Berlusconi ka studiuar sëmundjen e Alzheimer-it për t’u përgatitur për punën e tij në shërbim të komunitetit.

Massimo Restelli, shefi i azilit, tha për ‘La Repubblica’ se Berlusconi do të integrohet ngadalë në mënyrë që të moshuarit të mësohen me të.

Ish-kryeministrit Berlusconi iu kursye burgu për shkak të sistemit të butë ligjor italian për personat mbi 70 vjeç.

Share Button