Berisha: Siguria dhe rendi në vend kanë degraduar

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një bashkëbisedim me gazetarët ka deklaruar se, situata e rendit dhe sigurisë në vend ka degraduar.

Sipas Berishës, shkaktarë për këtë situatë janë kryeministri Rama, për lidhjet e tij me krimin dhe ministri i Brendshëm që mbulon vrasjet. Për kete arsye, Berisha u ka bërë thirrje institucioneve kushtetuese që të reagojnë.

Ish-kryeministri është shprehur se edhe policia sot ndodhet në shkallën më të ulët të profesionalitetit.

Më tej ai ka prekur edhe situatën ekonomike në vend, duke nënvizuar se, teksa rënia ekonomike është në pikiatë, institucionet e kryeministrit bëjnë propagandë rritjeje.

 

Share Button