Berati, një ndër destinacionet më të preferuara për turistët

Qyteti i Beratit ka qenë një ndër destinacionet më të preferuara për turistët e huaj dhe vendas përgjatë periudhës Janar-Gusht 2017.
Konkretisht, rreth 52.342 vizitorë vendas, të huaj dhe studentë kanë vizituar Kalanë e Beratit përgjatë 8 muajve të parë të këtij viti.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, janë 11.988 vizitorë më shumë, ndërkohë që bëhet fjalë për 21.509 vizitorë më shumë, po të krahasonim të dhënat e reja me ato të vitit 2015. Shifrat për numrin e vizitorëve janë bërë publike nga Ministria e Kulturës, në një postim në rrjetin social “Facebook”, ku më tej thuhet se:

“52.342 vizitorë vendas, të huaj dhe studentë kanë vizituar Kalanë e Beratit për periudhën Janar – Gusht 2017. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, janë 11.988 vizitorë më shumë dhe 21.509 vizitorë më shumë se viti 2015. Kjo rritje gati e dyfishuar e turistëve për këtë periudhë në 3 vjet na tregon pa diskutim që Berati është kthyer në një nga destinacionet e preferuara turistike, e përkthyer kjo në të ardhura me të larta për ekonominë vendase”, thuhet në postimin e Ministrisë së Kulturës.

 

Share Button