Beqaj: QSUT furnizohet normalisht me ujë

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaron se QSUT po furnizohet normalisht me ujë, pas publikimit të lajmit se uji mungonte prej një ditë në këtë godinë.

Ai foli gjatë prezantimit të projektit prej 32 milinoë euro që jep Banka Botërore në përmirësimin e sistemit të shëndetësisë.

Objektivi kryesor i projektit të Bankës Botërore në përmirësimin e sistemit të shëndetësisë është pikërisht aksesi që duhet të kenë të gjithë në këtë sektor.

Tahseen Sayed, përfaqësuesja e BB-së në Shqipëri tha se puna ka nisur me planin e racionalizimit të sistemit spitalor.

 

Share Button