Beograd, “Gratë në të zeza” proteste para ambasadës së Mianmarit

Organizata “Gratë në të zeza” ka mbajtur sot aksionin e heshtjes në zi përballë Ambasadës së Mianmarit në Beograd të Serbisë për të nxjerrë në pah krimet kundër muslimanëve Rohingya në Mianmar, raporton Anadolu Agency (AA).

Tubimi u sigurua nga policia, kurse pjesëmarrësit mbanin slogane me mbishkrime në gjuhën serbe, angleze dhe mianmarase “Ndal gjenocidit ndaj Rohingyave”, “Ndal vrasjes së Rohingyave”, “Gratë në të zeza kundër luftës; Beograd” dhe një fotografi të presidentes së Mianmarit San Suu Kyi dhe mbishkrimin “Ku është ndërgjegjja juaj”.

Një nga pjesëmarrëset mbante të mbyllur një ombrellë me ngjyrë portokalli, e cila simbolizon ngjyrën e budizmit, dhe atë që ishte e mbyllur simbolizon se nuk i mbrojnë njerëzit.

Përfaqësuesi i “Grave në të zeza” Milosh Urosheviç u tha gazetarëve se me këtë aksion duan të theksojnë se Rohingyat janë në shënjestër të persekutimit shtetëror se të paktën 1.000 persona u vranë në Mianmar dhe të paktën gjysmë milioni kanë kërkuar strehim në Bangladesh.

“Ne kërkojmë që qeveria të bëjë gjithçka për ndalimin e persekutimit”, tha Urosheviç duke shtuar se kërkojnë që Suu Kyi t’i merret Çmimi Nobel për shkak se “nuk bën asgjë për të ndaluar persekutimet”.

Ai shtoi se kërkojnë që Gjykata Penale Ndërkombëtare të nisë hetimet për krimet e bëra.

Share Button