Ben Qimja do të ekstradohet në Itali

Gjykata e Tiranës vendosi sot ekstradimin për në Itali të Arben Isufajt, i njohur si “Ben Qimja”.

Isufaj kërkohet nga drejtësia italiane për akuzat e “pjesëmarrjes në organizatë kriminale” dhe “trafikut ndërkombëtar të drogës”.

Biznesmeni Arben Isufaj u vu në pranga më 10 mars 2014, mbi bazën e një urdhër-arresti të firmosur nga Interpol Roma, pasi gjykata e Torinos kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të .

Gjykata e Tiranës vendosi ta lërë në burg të kërkuarin nga italianët, deri në pritje të kërkesës për ekstradim.

 

Share Button