Belind Këlliçi, kryetari i ri i FRPD

Belind Këlliçi do të jetë kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike për 4 vitet e ardhshme.

FRPD zgjodhi dje kryetarin e ri Belind Këlliçi, pas konventës së fundit që u mbajt në Tiranë, me parimin një anëtar një votë.

Në këtë proces që mbahet për herë të parë në vendin tonë, u votua për drejtuesin e ri të Forumit në 20 konventa kombëtare në 20 qytete, ku të gjithë anëtarët e forumit patën mundësinë të ndjekin debatin mes kandidatëve dhe të vendosin me votën e tyre për kryetarin e FRPD.

Në fund të konvetës së Tiranës, e cila ishte e fundit, Këlliçi mori 4706 vota, kundrejt Ervin Salianjit me 4132 vota dhe Oriela Nebiaj me 1105 vota.

Këlliçi mori urime edhe nga kreu i kësaj force politike. Lulzim Basha vlerësoi dhe uroi kryetari e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike me anë të një deklarate.

“Urimet më të përzemërta Belind Këlliçit, kryetarit të ri të Forumit Rinor të sapozgjedhur me votën e drejtpërdrejtë të të rinjve dhe të rejave demokrate!!! Urime edhe për Ervin Salianjin dhe Oriela Nebiaj që shpalosën përmes kësaj gare vlerat e tyre politike dhe organizative. Shpirti i garës dhe bashkimi rreth vlerave të demokratëve konfirmuan këtë 25-vjetor të Lëvizjes Studentore se rinia është dhe do të mbetet pasuria më e çmuar e Partisë Demokratike të Shqipërisë! Krenar me FRPD!”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kreu i PD-së.

 

 

Share Button