Belgjikë, punonjësit në protestë për kushte më të mira

Punonjësit e shëndetësisë dhe shërbimeve sociale në Belgjikë, kanë protestuar për kushte më të mira në punë, raporton Anadolu Agency (AA).

Protesta e punonjësve të këtyre sektorëve nisi në orët e mëngjesit në stacionin e trenit Nord në Bruksel. Ajo është drejtuar nga sindikatat përkatëse.

Në protestë merrnin pjesë rreth 12 mijë punonjës, mes të cilëve kishte punonjës spitalesh, të institucioneve të shërbimeve mjekësore, shoqatave jo qeveritare, etj. Ata protestojnë për shkak se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar prej një kohe të gjatë.

Protestuesit të cilët marshuan drejt qendrës së qytetit, kërkonin përmirësim të kushteve të punës, rritje të rrogës dhe rritje të numrit të punonjësve.

Në një fjalim të mbajtur në këtë protestë, kryetari i Sindikatës Liberale, Eric Dubois, ka thënë se ende nuk ka një vendim politik ose ekonomik për përmirësimin e kushteve të punës. Ai ka theksuar se gjatë takimeve që ka patur, ka marrë fjalën për arritjen e tyre përpara muajve të verës.

Policia kishte marrë masa të larta sigurie për këtë protestë, ndërsa mbaroi pa ndonjë incident. Një protestë e ngjashme në Belgjikë ishte organizuar në muajin nëntor me pjesëmarrjen e 20 mijë personave.

Share Button