Belgjika dhe Holanda operacion për vezët me insekticide

Policia belge dhe ajo holandeze kanë kryer një operacion të përbashkët pas përcaktimit të insekticidit “fipronil” tek vezët në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin belg, mësohet se policia federale belge ka kryer bastisje në 11 vende të ndryshme në qytetin Anvers. Në këtë bastisje ku kanë marrë pjesë rreth 70 policë mësohet gjithashtu se janë konfiskuar një sërë produktesh.

Ndër të tjera në lajm thuhet se njëkohësisht me policinë belge operacion ka kryer edhe policia holandeze ku ka ndaluar 2 punonjës të kompanisë Chickfriend, e cila ofron shërbime për fermat e pulave në Belgjikë dhe Holandë.

Ishte pretenduar se vezët u infektuan me insekticide pasi kompania Chickfriend përdori në fermat e pulave produktin për pastrim që përmbanin “fipronil”.

Ndër të tjera mësohet se edhe autoritetet e Luksemburgut kanë njoftuar se në vendin e tyre në disa vezë kanë përcaktuar insekticidin “fipronil”. Bëhet e ditur se në Luksemburg janë mbledhur vezët nga të gjitha degët e spurmarketit “Aldi” ku dhe në ekzaminimet e kryera janë vërejtur norma të larta të “fipronil-it” dhe është konfirmuar se është me rrezik konsumimi nga fëmijët.

“Kriza e vezëve” që shpërtheu në Holandë. Gjermani dhe Belgjikë, me eksportimin e vezëve ajo kapërceu edhe në Francë, Britani, Suedi dhe Zvicër.

Share Button