Bejrut, ekspozitë e pikturave të fëmijëve nga Siria dhe Libani

Në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, në kuadër të një projekti të realizuar për refugjatët e Sirisë, filloi ekspozimi i pikturave të vizatuara nga fëmijët e Sirisë dhe të Libanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekspozita e cila përbëhet nga pikturat e përgatitura për “Projektin e Fluturës” e cila mbështetet nga Ministria e Arsimit të Libanit dhe Këshilli i Zhvillimit dhe Rindërtimit, u ekspozua në çarshinë “Downtown” në qendër të qytetit të Bejrutit.
Në ekspozitë janë ekspozuar një i numër i madh i pikturave të vizatuara nga 500 nxënës sirianë dhe libanezë të cilët vijnënga 22 shkolla publike të 11 rajoneve të Libanit.

Ekspozita e cila ka bashkuar fëmijët sirianë dhe libanezë ka për qëllim të tregojë se nuk ka urrejte dhe racizëm kundër refugjatëve sirianë të cilët janë strehuar në Liban.
Fëmijët të cilët kanë marrë pjesë në projektin e mbështetur edhe nga Banka Botërore, kanë thënë se nëpërmjet vizatimit lidhur me temat si “shtëpia e ëndrrave të tyre dhe shtëpia ku jetojnë në të vërtetë, marrëdhëniet mes Libanit dhe Sirisë si dhe temat si miqësia dhe vëllazëria”.

Gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite, ministri i Arsimit të Libanit, Mervan Hammade tha se “Unë si ministër i Libanit dëshiroj të them se kjo ekspozitë e cila është përgatitur me përpjekjet e fëmijëve të pafajshëm të cilët janë dëbuar me dhunë nga atdheu i tyre dhe tani po nderohen në Liban, ka një rëndësi të madhe”.
Ai vuri në dukje se këto vepra nuk janë piktura të thjeshta. “Fëmijët e Sirisë dhe Libanit janë takuar nëpërmjet këtij projekti dhe se ata kanë kaluar kohë të bukur së bashku”, tha Hammade.

Ndërkaq një ekspozitë e ngjashme me atë në Bejrut u hap edhe në kryeqytetin e SHBA-ve, Washington, prej nga u bë një lidhje e drejtpërdrejt.
Nga gjithsej 50 piktura të punuara në kuadër të projektit, 40 ekspozohen në Bejrut ndërsa 10 në Washington.

Share Button