Bëhuni gati! Këto janë vendet që do të zbardhen sonte nga bora

Ditën e sotme vranësit kanë pushtuar vendin e ashtu siç parashikohet në mbrëmje do të nisin reshjet e dëborës.

Sipas Metoalb reshjet e dëborës do të mbulojnë zonat malore në Veri dhe në Lindje të vendit.

Parashikimi

E DIEL: Vranësira e reshje të shpeshta do të ketë në Veri por zonat Jugore dhe pjesërisht Qendra, mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Pasditja sjell gradualisht shira edhe në zonat Qendrore – Jugore. Në këto kushte mbetemi edhe gjatë natës kur priten edhe reshje dëbore në Veri dhe Lindje të vendit.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës.

Share Button