BE zgjat sanksionet kundër regjimit të Asadit

Bashkimi Evropian (BE), vendosi që të zgjasë edhe një vit sanksionet kundër regjimit të Asadit, për shkak të vazhdimit të presionit të ushtruar kundrejt civilëve në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilli i BE-së njoftoi se, është marrë vendim që masat kufizuese të cilat po zbatohen për shkak të vazhdimit të presioneve ndaj popullatës civile prej regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij, të zgjaten deri më 1 qershor 2018.

BE-ja mori vendim që të zbatoj masa kufizuese kundër t 3 ministrave të regjimit të Asadit. Kështu që numri i personave të sanksionuar është rritur në 240. Ndaj personave të caktuar zbatohet ndalim për udhëtim. Gjithashtu edhe ngrijnë pasuritë e këtyre personave në BE.

Në Siri gjenden 69 institucione që gjenden nën sanksionimin e BE-së. Mes tyre gjendet edhe Banka Qendrore e Sirisë, ku pasuritë e këtyre institucioneve janë ngrirë.

Mes sanksioneve të BE-së kundrejt Sirisë gjenden kufizimi i investimeve, ndalimi i eksportimit të pajisjes teknike dhe teknologjike që mund të përdoren për presion ndaj popullit si dhe embargoja e naftës.

Share Button