BE-Turqi, arrihet marrëveshja për emigrantët

Bashkimi Europian dhe Turqia kanë arritur marrëveshjen për lehtësimin e krizës së emigrantëve në Samitin e Brukselit të mbajtur gjatë së enjtes.

Në një konferencë për shtyp në Bruksel, Donald Tusk, Presidenti i Këshillit Europian, tha se ka një “optimizëm të përmbajtur” mbi marrëveshjen e arritur.

Në Samit është rënë dakord për shpejtimin e liberalizimit të vizave për Turqinë, si dhe hapjen e kapitujve të rinj në negociatat e anëtarësimit për Turqinë në BE.

Turqia kërkoi gjithashtu nga BE 3 miliardë euro ndihmë, ndërsa për këtë kancelarja gjermane Merkel tha se shtetet e BE-së janë duke e shqyrtuar.

Jean-Claude Juncker, Presidenti i Komisionit Europian, tha se bisedimet mbi shumën e parave që do t’i jepen Ankarasë do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Share Button