BE nuk njeh referendumet në Ukrainë

Bashkimi Evropian nuk i njeh rezultatet e të ashtuquajturit “referendum” për pavarësinë e bastioneve në Donetsk dhe Lugansk të separatistëve pro-rus në lindje të Ukrainës.

“Referendumet e pretenduara janë të paligjshme dhe ne nuk i njohim rezultatet”-tha Maja Koçijançiç, zëdhënëse e kryediplomates evropiane, Catherine Ashton.

Sipas saj ata që i organizuan nuk kanë legjitimitet demokratik dhe organizata e tyre është në kundërshtim me objektivat e deklaratës së përbashkët të Gjenevës për uljen e tensioneve.

Më herët lideri ukrainas Oleksander Turchynov u bëri të ditur rajoneve lindore pro-ruse se nëse do të bënin hapa përpara për shkëputjen, atëherë kjo do të shënonte një hap drejt humnerës.

Ai tha se një lëvizje e tillë do të shkatërronte ekonominë e rajonit

 

Share Button