BE-ja thirrje Bashar al-Assad dhe Putinit: Ndaloni gjakderdhjen në Alepo!

Presidenti sirian, Bashar al-Assad dhe Rusia duhet të ndalojnë gjakderdhjen në Alepo, deklaroi Bashkimi Evropian, duke bërë thirrje për katër masa urgjente për të lehtësuar krizën humanitare në pjesën e rrethuar të qytetit.

Rebelët, të cilët mbajnë në kontroll Alepon Lindore, kanë qenë nën rrethim nga forcat e al-Asadit që nga muaji korrik.

Samiti i BE-së ka dënuar ashpër sulmet e vazhdueshme në Alepo nga ana e regjimit sirian dhe aleatëve të tij, sidomos Rusisë dhe Iranit, duke përfshirë shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve dhe spitaleve.

“Al-Assad dhe Rusia duhet të evakuojnë Alepon Lindore nën drejtimin e OKB-së, të sigurojnë akses të plotë për ndihmën humanitare, të mbrojnë personelin mjekësor dhe të respektojnë të drejtën ndërkombëtare në të gjithë Sirinë”, deklaruan udhëheqësit e BE-së.

Share Button