BDI pa kushte në qeverinë me VMRO-DPMNE

BDI ka hequr dorë nga kërkesa për kreun e Parlamentit ndërsa do të vijojë bisedimet për formimin e qeverisë me VMRO-DPMNE.

Vendimi i kryesisë qendrore të partisë shqiptare BDI është publikuar nga mediat vendase nga burime brenda kësaj force politike.

Ndërkohë sot deputetët e BDI-së do të marrin pjesë në seancën për konstituimin e përbërjes së re parlamentare, ku përfaqësuesi i VMRO- DPMNE, Trajko Veljanovski pritet të rizgjidhet si kryrtar i Parlamentit.

BDI pritet që edhe për çështjen e Presidentit, për të cilën kishin mosmarrëveshje, të vendosë në favor të VMRO-DPMNE, duke njohur edhe presidentin e rizgjedhur, Gjorgje Ivanov, për të cilin më herët ishte shprehur kundër.

 

Share Button