BB: Përkeqësohet klima e biznesit në Shqipëri

Në vështrimin e Bankës Botërore klima e të bërit biznes në Shqipëri për vitin 2016 është përkeqësuar. Madje ky përkeqësim është i ndjeshëm pasi në krahasim më raportin e fundit Shqipëria ka zbritur 35 vende në renditjen përgjithshme mes 189 vendeve.

Sipas raportit, Shqipëria shënon ulje në klasifikimin e 189 vendeve, duke u radhitur në vendin e 97. Një viti më parë Shqipëria renditej e 68.

Sipas vlerësimit të Bankës Botërore, Shqipëria ka shënuar hapa prapa në aspektin e lejeve të ndërtimit, duke e bërë më të vështirë procesin për shkak të pezullimit në dhënien e këtyre lejeve

Vendi ka marrë vlerësime pozitive në forcimin e mbrojtjes së investimeve të pakicave, duke paraqitur kërkesa ligjore për publikimin e menjëhershëm të transaksioneve.

Shqipëria, sipas raportit të Bankës Botërore ka lehtësuar gjithashtu eksportin ndërkufitar duke zbatuar një sistem elektronik inspektimi që ka shkurtuar kohën e procedurave që kryhen në kufi.

Në këtë raport të fundit të Bankës Botërore, Shqipëria renditet e fundit në rajoni. Kryesimin e ka Maqedonia, e cila jo vetëm është në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por kryeson në listën e përgjithshme duke zënë vendin e 12-të.

Kosova është në një renditje më të mirë se Shqipëria, duke u listuar në vendin e 66, afërisht në të njëjtat pozita të Shqipërisë krahasuar me vitin e kaluar.

 

Share Button