Bashkohen WhatsApp dhe Facebook

Aplikacioni më i madh i mesazheve që është në pronësi të Facebook pritet të vijë me disa veçori mahnitëse pasi u bë e ditur se ai do të jetë pa pagesë për përdoruesit.

Përveç se njoftoi se do të jetë pa pagesë, WhatsApp ka në plan që të integrohet në Facebook. Për më tepër, WhatsApp pritet të sjellë videothirrjet dhe shpërndarjen e dosjeve në aplikacion.

Me këto ndryshime, informacionet tuaja të WhatsApp do të mund të shpërndahen lehtë nga ju me Facebook, falë cilësimeve të reja në llogarinë tuaj.

Kështu, ju do të mund t’i shpërndani gjërat që postohen në Facebook direkt në WhatsApp, pasi kjo është bërë e ditur kohët e fundit sipas disa fotografive të postuara online.

Share Button