Bashkia e Tiranës shkatërron 16 bunkerë ne Sharrë

Bashkia e Tiranës ka prishur sot 16 bunkerë në Sharrë, të ndërtuar gjatë regjimit komunist.

Ky aksion është ndërmarrë për të krijuar hapësira të reja për varrezat e Sharrës ku përllogaritet se do të përfitohet 2 mijë metra katrore sipërfaqe,

Punimet janë inspektuar nga nënkryetari i bashkisë, Eno Bozdo, i cili ka deklaruar se bashkia po operon pa buxhet.

“Inspektuam punimet dhe puna po vazhdon. Bashkia e Tiranës po operon pa buxhet, do të shfrytëzojmë çdo hapësirë, sepse jemi në kushtet e ekstremitetit”- u shpreh Bozdo.

Mbyllja e varrezave në Sharrë është bërë në muajin mars të vitit 2014, pasi nuk kishte më vende të lira. Po e njëjta situatë u paraqit dhe në Tufinë.

Share Button