Basha: Qeveria aktuale përdor të njëjtën mënyrë pushteti si Enver Hoxha

Në 24 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, kreu i PD, Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë se po përdor të njëjtën mënyrë pushteti si diktatori Enver Hoxha. Në një aktivitet të opozitës të  organizuar në sheshin “Skënderbej”, Basha tha se pushteti antiligjor që përdor kjo qeveri tregon vazhdimin e rrugës të keqe të diktatorit.  “Ka ende nga ata që ushqejnë adhurim për abuzuesit e pushtetit, adhurim për frikën për agresionin dhe për dhunën. Modelet represive të së shkuarës vazhdojnë të frymëzojnë pushtetarë me karakter të dobët. Ushtrimi i pushtetit në këto dy vitet e fundit tregon se modeli i diktatorit fle në kokat e idhtarëve të tij. Përdorimi antiligjor i  pushtetit, dhuna ndaj qytetarëve , urrejtja dhe dhuna ndaj kundërshtarëve politikë dëshmojnë vazhdimësinë e së keqes. Festimet e 70 vjetorit të instalimit të regjimit komunist dhe glorifikimi i Hoxhës tregojnë admirimin për modelin represiv të pushtetit. Shqiptarët drejtohen sot nga njerëz që kanë idhuj të gabuar dhe veprojnë si ata. Asnjëri prej nesh nuk harron dhe nuk duhet të harrojë se ndërsa në një Shqipëri të lirë, Hoxhizmi dhe diktatura nuk mund të kthehen si qëmoti. Qeveria e idhtarëve të pushteti absolute bënë çmos të kthejnë si praktikë sundimi në një formë tjetër, atë të oligarkisë. Aleanca e politikës me krimin e organizuar rrezikon ti kthejë shqiptarë në qytetarë të robëruar të Europës. A mund ta kthejnë këta Shqipërinë nga orientimi Perëndimor më atë lindor. Nëse nuk i vëmë kufijtë së keqës rrezikon të na përsëritet. Duhet të çrrënjosim rilindjen e diktaturës. Enver Hoxha dhe niprit e tij politik, manjakë abuziv të pushtetit nuk duhet të jenë pjesë e qeverisjes”, përfundoi Basha.

Share Button