Basha prezanton kandidatin e PD për Korçën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim ishte sot në Korçë për të prezantuar kandidatin për kryetar bashkie në këtë qytet. Në fjalën e tij Basha akuzoi deputetin socialist që ka 205 milionë lekë debi në OSHEE, ndërsa energjia elektrike i ndërpritet personave që nuk kanë lekë për ti paguar. Ndërsa kandidati  Mero, shprehu mirënjohje të thellë për besimin e dhënë për të kandiduar për Korçën. Mero tha se me mbështetjen e qytetarëve do të arrijë fitoren për një të ardhme më të mirë. “Nuk ka punë në Korçë, nuk ka mirqenie në Korçë dhe besimi ka humbur në fytyrat e të rinjvë të Korcës, burrave dhe grave të Korcës. Nuk shohim më melankolinë e serenatave të dikurshme, por skamjen, vrafëria është sëmundja më e keqe dhe ka hedhur rrënjë këtu në Korcë. Dhimbja është një burim i mirë diturie, mësimi për të gjetur, për të vënë gishtin pse erdhëm këtu? Vuajtja e korçarëve na bën syçelët për të parë brumin e papunësisë, autorët e të cilëvë janë Edi Rama dhe Ilir Meta. Ata janë autorët dhe askush tjetër sepse kanë 2 vjet që sundojnë qytetarët, ndërsa vetë janë kredhur në kënaqësitë perverse. Ata sot kanë pushtetin dhe paratë, por harrojnë se nuk kanë bërë asgje dhe nuk mund të kenë asgjë sepse nuk kanë me vetë korcarët dhe nuk kanë me vetë qytetarët. I braktisën ata shqiptarët, të verbuar pas luksit dhe korrupsionit, janë të mjerë dhe nuk e kuptojnë se ky shesh është pasuria më e madhe, është shpirti i lirë që kërkon punë dhe dinjitet. Ky shesh, ju korcarët e ndershëm, ju jeni Shqipëria e vërtetë, e gatshme për t’i treguar vendin kopjeve dhe “filove” të tyre. Premtuan drejtësi, por po ju marrin shpirtin të pamundurve që nuk kanë mundësi të paguajnë dritat dhe i rahin shpatullat deputetit të tyre që ka 205 milionë lekë debi të fabrikës së tij”, deklaroi Basha para qytetarëve korçarë.

Share Button