Basha: Nuk është protestë por referendum për Republikën e Re

Në fund të fjalimeve të protestuesve, nga podiumi i improvizuar gjithë të pranishmëve dhe mbarë shqiptarëve u është drejtuar kryedemokrati Lulzim Basha. Pasi ka përshendetur gjithë protestuesit që iu bashkuan kauzës së madhe të opozitës, Basha ka theksuar se kjo nuk është thjesht një protestë.

“Kurrë më parë nuk ka mbledhur Shqipëria kaq shumë shqiptarë në një vend të vetëm si sot. Kurrë më parë, nuk ka bekuar drita e perëndisë, një bashkim kaq të madh zemrash dhe vullnetesh si sot, ky është referendumi i shqiptarëve për republikën e re”- tha Basha.

Me tej Basha shtoi: “Republika e vjetër bëhet gati për vjedhjen e zgjedhjeve të ardhshme që shqiptarët të mos kenë një parlament të diktuar nga vota e tyre, por të diktuar nga krimi. Ne jemi bashkuar për ti thënë ndal. Kemi thënë se zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë. Zgjedhje me krimin nuk ka e nuk do të ketë. Do të ketë vetëm zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri teknike”.

 

Share Button