Basha: Ne siguruam kriteret për statusin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se qeveria ka detyrë të përmbushë kriteret për hapjen e negociatave te  anëtarësimit të Shqipërisë në BE, pasi vendi merr statusin falë punës që PD kreu ishte në qeverisje. Basha thekson se testi i qeverisë aktuale lidhur me procesin e integrimit evropian të vendit nuk është statusi kandidat, por hapja e negociatave për anëtarësim në BE. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Basha theksoi se qeveria aktuale gjeti gjithçka gati, pasi kriteret për marrjen e statusit i përmbushën demokratët. “Kemi vazhduar pa ndërprerje lobimin për marrjen e statusit kandidat, në bindjen tonë se shqiptarët e meritojnë statusin, për çfarë ka bërë dhe arritur ndër vite dhe që nuk qëndron aspak më poshtë nga vendet që e kanë marrë statusin. Kemi bindjen se axhenda e brendshme demokratike është vendimtare për hapjen e negociatave. Apelojmë për përshpejtim në këtë drejtim. Qeverisë së majtë nuk i mbeti vetëm ta merrte statusin, tani është detyrë e dyshes Rama-Meta të përmbushë kriteret për hapjen e negociatave, ky është testi i saj”- u shpreh Basha.
“Me opozitarizmin tonë të fortë e të palëkundur, me betejat tona të njohura politike dhe ligjore, ne kemi dhënë një provë tjetër vendimtare pse Shqipëria e meriton statusin, sepse ka një opozitë që nuk fle dhe nuk u bën fresk shkeljeve”- vijoi më tej Basha.

Share Button