Basha: Në PD pushteti është i votës

Partia Demokratike bën me dije se krahas zgjedhjes së drejtuesve të rinj, në të gjitha strukturat e kësaj partie po zhvillon dhe analizën për rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit.

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka theksuar se nuk do të ketë në asnjë nivel të zgjedhjeve në parti seleksionim të kandidatëve.

Sipas tij kryetarët, sekretarët, anëtarët e kryesive si dhe delegatët do të dalin nga vota e lirë e anëtarëve.

Basha ka qenë i qartë dhe i prerë në mesazhin e tij drejtuar anëtarësisë së PD, se vota është i vetmi pushtet që do të funksionojë në PD për të zgjedhur drejtuesit e rinj të kësaj partie.

“Nuk ka dhe nuk mund të ketë të preferuar të kryetarit apo të dikujt tjetër në këtë proces. Pushteti është i votës së anëtarëve të PD, ndaj edhe synimi ynë është të zgjedhim me votë më të mirët, më të aftët, më të përkushtuarit, më të ndershmit. PD nuk është parti e dikujt, nuk është parti e disave, është partia e të gjithë demokratëve. Çdo demokrat është pjesë e kësaj partie, ka aksionet e veta në këtë parti, çdo demokrat ka një votë në këtë proces, pavarësisht se çfarë pozicioni ka apo do të ketë në strukturat e PD”- theksoi Basha

Me tej Basha ka theksuar se gara është e hapur, ashtu siç është dhe Partia Demokratike për këdo që dëshiron t’i bashkohet, për të kontribuar për një opozitë të fortë sot dhe një Shqipëri të zhvilluar dhe europiane nesër.

 

Share Button