Basha lobim për statusin në Gjermani

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Berlin, me ftesë të Fondacionit “Konrad Adenauer”.

Lajmi bëhet me dije nga zyra për shtyp e PD-së ku thuhet se gjatë kësaj vizitë Basha do të takohet me drejtues të lartë të Unionit Kristiandemokrat CDU dhe përfaqësues të saj në Bundestag.

Në fokus të takimeve pritet të jetë forcimi dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy partive simotra Partisë Demokratike dhe kristiandemokratëve gjermanë.

Më tej bëhet me dije se kryetari i opozitës do ta shfrytëzojë këtë vizitë për të kërkuar mbështetjen e CDU si partia e shumicës qeverisëse ne Gjermani për marrjen e një vendimi pozitiv për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, në mbledhjen e Këshillit Europian në qershor.

Share Button