Basha: Do protestojmë kundër pseudo-reformës territoriale

Kryetari i PD Lulzim Basha paralajmëroi protesta kundër reformës territoriale, e cila sipas tij shkatërron pushtetin vendor. Sipas Bashës, qytetarët kanë mbushur sheshet, kanë dalë në protesta, pasi nuk pranohet pseudo-reforma territoriale, siç tha ai. “Qytetarët dhe personalitetet vendore kanë nisur një valë protestash për ti bërë të njohur kundërshtimin qytetar që hedh në greminë pushtetin vendor. Do përshkallëzojnë protestat. Ne i kemi paralajmëruar se nëse vazhdojnë të bëjnë shurdhin dhe eksperimentin me pseudo-reformën do bashkohemi me qytetarët”, tha Basha. “Gjatë turit tim kudo ku takoj qytetarë ndeshem me shprehjet e mospranimit të kësaj harte qeveritare. Këto shqetësime neve si opozitë na inkurajojnë të marrim vendime të reja. Qytetarët me ne dhe ne bashkë me ta për të shpëtuar autonominë vendore”, vijoi ai. Basha tha ndër të tjera se reforma territoriale duhet ë jetë gjithëpërfshirëse dhe konsensuale, gjë të cilën mazhoranca e refuzoi sipas tij, dike ngjallur gënjim tek qytetarët.
“Qytetarët të zhgënjyer, i mirëkuptojmë dhe ju themi bashkohuni për të mundësuar një reformë të mirë. Që nga tetori deri në mars kam pasur dy propozime, konsensus në Kuvend dhe reformë e plotë decentralizuese krahas rishikimit të kufijve. Konsunsusi u refuzua botërisht nga kryeministri Rama”, vijoi ai. Më tej Basha i bëri apel qeverisë, “të heqë dorë nga projekti i shkatërrimit të pushtetit vendor, të rikthehet në pikënisje, të japë konsensus. Të reflektojë tani, në të kundërt për ne mbetet zgjidhja e paralajmëruar, i presim me qytetarët me kushtetutë në dorë në sheshet që kanë nisur të mbushen”, shtoi ai.

Share Button