Barrierat në tregun e punës

Kur zgjedh degën që do studiosh në Fakultet, je midis dy rrugëve, atë që do dhe atë që duhet. Deri tani ekziston një ide se cilat janë profesionet e preferuara si dhe më të paguara apo dhe ato që punësohesh më shpejt. Këto profesione i përkasin fushës së inxhinjerisë, informatikës dhe teknologjisë, si edhe mjeksisë. Ndaj nxënësit e kanë vështirë të vendosin se kush do të bëhen kur të rriten. Tregu i punës ka pengesa dhe vështirësi të shumta të cilat bëhen edhe më të mëdha kur punëkërkuesi është i ri dhe pa eksperiencë.

Për të shqyrtuar këto çështje të punësimit në vendin tonë, emisioni “Sondazh”, trajtoi më gjerësisht shkaqet e papunësisë. Që në fillim të javës ndjekësit e Radio Kontakt patën mundësi të merrnin pjesë në sondazh duke dhenë mendimin e tyre për arsyet që ata mendojnë për këtë fenomen. Nga analiza e rezultateve, tregoi se pjesa më e madhe e dëgjuesve rreth 20% e tyre mendonin se papunësia lidhet me nepotizmin (punësimi nëpërmjet miqësisë, farefisit etj). Nje pjesë tjetër, rreth 18% mendojnë se duke qenë se nuk ka shumë investime në fabrika, apo biznese të tjera nuk krijon mundësi punësimi për të gjithë.

Për të diskutuar rreth kesaj teme, e ftuar në studio ishte Anisa Metani, një vajzë e sapo diplomuar në Shkencat Sociale. Ajo rrëfehu se pse kishte zgjedhur të studjonte këtë degë dhe si e shikon mundësitë per punësim. Gjatë diskutimit u theksua se tregu i punësimit ka barriera dhe ndër to është mos ekpserienca e punëkërkuesve apo mungesa e arsimit përkatës. Ndër të tjera u dhanë edhe këshilla të ndryshme për sjelljen e punëkërkuesit duke filluar që nga mënyrat për të kërkuar punë e deri te paraqitja përballë punëdhënësit. Të rinjtë e sotëm duhet të jenë më aktiv dhe të shikojnë të gjitha mundësitë për punësim pasi hapat e para sigurisht që janë të vështira.

Share Button