Barcelona në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Pas rezultatit në ndeshjen e parë në Paris me rezultat 4:0, Barcelona arriti mbrëmë në Nou Camp të përmbys rezultatin kundër PSG-së me shifrat 6:1, me çka vazhdoi më tej garat në Ligën e Kampionëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Barcelona kaloi në epërsi në minutën e 3-të me golin e Luis Suarez, ndërsa avantazhin e rriti me autogolin e Layvin Kurzawe në minutën e 40-të.

Pas dominimit absolut në pjesën e parë të ndeshjes Barcelona në pjesën e dytë luajti mirë dhe rriti epërsinë në 3:0 me golin e Lionel Messi në minutën e 50-të nga penaltia.

PSG në minutën e 62-të me golin e Edison Cavanit zvogëloi shifrat në 3:1. Barça megjithatë në një përmbyljje tejet dramatike rriti epërsinë në minutën e 88-të përmes Neymar, ndërsa po i njëjti lojtar në minutën e 90-të nga penaltia rriti epërsinë në 5:1.

Fitoren dhe kualifikimin e Barçës në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve e solli Serio Roberto në minutën e pestë të kohës shtesë, gjegjësisht 15 sekonda para fishkëllimës së gjyqtarit.

Edhe Borussia Dortmund pas disfatës prej 1:0 në ndeshjen e parë, arriti të shënojë fitore në “Signal Idun Park” kundër Benfika-s me rezultatin 4:0 dhe në këtë mënyrë siguroi kualifikimin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Share Button