Banorët e Alepos: Do të kthemi përsëri në vendlindje

Nga lindja e Alepos ku u evakuuan mijëra civilë që ishin nën rrethimin e regjimit të Bashar al Assadit dhe grupeve terroriste të huaja mbështetës të regjimit sirian, mbetën mbishkrimet “do të kthehemi” në muret e ndërtesave të këtij vendi.

Në kuadër të procesit të armëpushimit të arritur pas bisedimeve intensive mes Turqisë dhe Rusisë, filloi edhe procesi i evakuimit. Gjatë orëve të fundit me anë të 5 autokolonave të evakuimit, 7.500 civilë dhe luftëtarë opozitarë, u transferuan në qytetin Idlib në afërsi me kufirin e Turqisë.

Gazetarët në Alepo siguruan pamje nga muret e shtëpive ku qëndrojnë mbishkrimet “Assadi do të shkojë”; Ne pas një kohë të shkurtër do të kthehemi”; “Alepo të duam”; “Alepo është i lirë”; “Ne nuk dalim me dëshirë, por me forcë” etj.

Share Button