Bangladeshi kërkon nga OKB-ja “zonë të sigurtë” për muslimanët e Arakanit

Ministri i Financave të Bangladeshit, Ama Muhith, kërkoi nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres që në shtetin e tij të krijohet “zona e sigurtë” për muslimanët e Arakanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave vendore, në një deklaratë nga Misioni i Përhershëm i OKB-së në Bangladesh thuhet se Muhith dhe Guterres zhvilluan një takim në qendrën e OKB-së në New York.

Muhith gjatë këtij takimi kërkoi formimin e një zone të sigurtë në Bangladesh për muslimanët e Arakanit të cilët kanë ikur nga sulmet e ushtrisë së Mianmarit dhe të budistëve fanatkë dhe janë strehuar në këtë shtet.

Ai po ashtu bëri thirrje për angazhim në mënyrë që kjo krizë njerëzore të kapërcehet sa më shpejtë.

Ndërsa, Guterres theksoi se OKB-ja do të realizojë bashkëpunime të nivelit më të lartë me Bangladeshin për çështjen e muslimanëve të Arakanit dhe se do të bëjë gjithçka që është e mundur për zgjidhjen e problemit.

Ndryshe, mijëra muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pohon se është duke luftuar kundër militantëve të armatosur.

Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare.

Gjatë sulmeve të fundit të ushtrisë dhe budistëve radikalë janë djegur ose shkatërruar rreth 200 fshatra.

Ndërkaq, 84 për qind nga gjithsej afër dy milionë muslimanë të Arakanit që janë përballur me sulme sistematike dhe spastrim etnik në Mianmar që nga vitet e 70-ta, janë strehuar në vendet fqinje.

Share Button