Banesat muzeale – Berat, 82 objekte monumente kulture pajisen me tabela

Banesat muzeale të kategorisë së parë në qytetin e Beratit do të jenë lehtësisht të verifikueshme nga vizitorët, pasi do të kenë tabelat përkatëse me të dhëna.

Nisma vjen nga drejtoria rajonale e Kulturës në qytet që synon po ashtu edhe ndërgjegjësimin e pronarëve dhe banorëve për t;i mbrojtur më mirë këto banesa muzeale.

Puna ka filluar në tre lagjet simbol të qytetit. Dritan Çoku, specialist i Monumenteve të Kulturës thotë se është zgjedhur ngjyra kafe dhe ajo e bardhë, si simbolika të qytetit që simbolizon drurin dhe gurin për tu përdorur në këto tabela që do të vendosen në 82 objekte monument kulture të kategorisë së parë ku përfshihen banesa, objekte kulti dhe vepra inxhinierike.

Çoku: Janë banesa të kultit islam dhe kristian dhe vepra inxhinierike. Si banesa ndahen në 16 objekte në Goricë, 20 në Kala dhe 18 në “Magdalenë”.

Tabelat përgatiten nga Laboratori i Restaurimit dhe po vendosen në portat e shtëpive muze për t’i identifikuar si objekte me vlerë për vizitorët, por dhe për të rritur shkallën e ndërgjegjësimit të banorëve për vlerat që ato mbartin.

Share Button