Ban Ki Moon: Të solidarizohemi me Irakun

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të tregojë solidaritet me Irakun pasi rebelët suni kanë ndërmarrë një ofensivë në këtë vend.
Më 11 qershor, luftëtaret e “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit” kanë marrë nën kontroll edhe Tikritin, një ditë pasi e morën qytetin e Mosulit. Në Mosul, rebelët kanë marrë peng edhe 80 qytetarë turq.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së pritet të takohet pasditën e 20 qershorit për të diskutuar krizën në Irak. Shtëpia e Bardhë ka thënë se situata e sigurisë ka dalë jashtë kontrollit gjatë 24 orëve të fundit. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki ka thënë se pritet që SHBA-të t’i ofrojnë ndihmë të re Irakut për të luftuar kryengritësit por nuk ka pranuar të tregojë se për çfarë ndihme bëhet fjalë. Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë se Uashingtoni po shqyrton mundësinë e përdorimit të aeroplanëve pa pilot në Irak, por ky është një vendim që nuk është marrë ende.

Share Button