Bakteret në mjekër, kthehen në antibiotik

Nëse dikur keni pasur frikë se bakteret që gjenden në mjekrën tuaj janë të dëmshme tani nuk keni pse të shqetësoheni. Një studim i ri i BBC “Trust me I’m a Doctor”, pasi vëzhgoi për rreth 4 javë bakteret që gjenden në mjekër doli në konkluzionin se këto baktere janë të mira dhe mund të zhvillojnë antibiotikë të rinj.

Mbajtja e mjekrës prej kohësh ka hapur një debat të madh për efektet e dëmshme që mund të ketë, po ky studim e hedh poshtë rrezikshmërinë e të pasurit mjekër duke i qëndruar tezës së në qimet e fytyrës po krijohet gjenerata e re e antibiotikëve.

Në studim u përfshinë rreth 20 meshkuj. Atyre iu morën material nga mjekra dhe kjo kulturë u studiua për javë, për të parë si do reagonin bakteret. Doktor Adam Roberts një mikrobiolog, gjatë studimit pa se u rritën rreth 100 baktere të ndryshme nga mjekra.

Testimet e mëvonshme treguan që bakteret të cilat qëndrojnë në mjekër luftojnë për ushqim dhe hapsirë e për të asgjësuar njëra – tjetrën lëshojnë toksina të cilat janë të fuqishme dhe të ngjashme me antibiotikët.

Studiuesit thonë se një pjesë e këtyre baktereve të fuqishme mund të përdoren për krijimin e antibiotikëve të rinj, të cilët kanë mundësinë të zënë vendin e ilaçeve dhe kurave që po e humbasin efektin e tyre.

Rreth 700 mijë njerëz në vit vdesin pasi trupi i tyre fiton imunitet nga antibiotikët ndërsa këto 30 vitet e fundit nuk janë krijuar më antibiotikë të rinj.

Share Button