Bajamet, një nga shqetësimet kryesore të stinës së vjeshtës

Në kohën e virozave të stinës, shqetësimi kryesor lidhet me bajamet. Si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, ato nuk janë më në rolin e tyre mbrojtës për organizmin, por kthehen në problemin më të madh.

Bajamet, që janë të vogla në lindje, zhvillohen në vitet e para të jetës, për të ndihmuar trupin të mbrohet nga infeksionet. Detyra e tyre është të pengojnë bakteret dhe viruset.

Megjithëse konsiderohen si një nga shqetësimet më të zakonshmë të virozave, bajamet mund të kthehen edhe në një problem kronik.

E në këto kushte, ato ndikojnë edhe në funksionimin e organeve të tjera shëndetësore, duke sjellë edhe pasoja.

Ndërlikimet e përgjithshme të bajameve janë reumatizma, sëmundjet e veshkave dhe të zemrës.

Në këto kushte, shumëkush gjendet përpara një dileme: t’i heqë bajamet apo jo? E nëse po, kur është faza kur mund të realizohet kjo gjë?

Gjeja me e mire do te ishte konsultimi me mjekun, i cili do t’iu tregojë se cila alternativë është më e mira.

Share Button