Azilkërkuesja shqiptare lind katërnjakë në Gjermani

Një azilkërkuese shqiptare në Gjermani ka sjellë në jetë katërnjakë.
Mediat gjermane raportojnë se gruaja solli në jetë tre vajza dhe një djalë, përmes ndërhyrjes cezariane.

Lindja u bë në Spitalin Universitar në Jena dhe gruaja ishte në javën e 32-të të shtatzënisë.

Mësohet se fëmijët mbahen nën kujdesin e mjekëve, pasi kanë nevojë për marrjen e një medikamenti që stabilizon mushkëritë.

Mediat shkruajnë se prindërit kishin ardhur në Gjermani në muajin korrik për azil.

 

 

Share Button