Azia, një nga ndotësit kryesorë të hemisferës veriore

Ndotja e ajrit në Kinë e shtete të tjera aziatike ka ndikim të gjerë në ndryshimet klimaterike në të gjithë hemisferën veriore. Studiuesit zbuluan se forcimi i stuhive mbi Oqeanin Paqësor, i cili lidhet edhe me sisteme të tjera të klimës nëpër botë, është rezultat i ndotjes së madhe që theksohet akoma më shumë gjatë dimrit. Autori kryesor i raportit, Yuan Wang, i Institutit të Teknologjisë në Kaliforni, i përshkruan efektet e ndotjes në ajër si dramatike. Për shkak të saj, retë zgjaten e vijnë duke u dendësuar, ndërsa reshjet shtohen. Disa pjesë të Azisë kanë nivelin më të lartë të smogut në të gjithë globin. Kryeqyteti i Kines, Pekini mbërrin shpesh nivele të rrezikshme ndotje, ndërsa emëtimet në Nju Delhi të Indisë janë rregullisht mbi normën e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Pasojat mbi shëndetin e banorëve janë tmerruese, thuhet në raport, por shtrirja e tyre është edhe më e madhe se kaq. Për të analizuar këto pretendime, kërkues nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina përdorën modele kompjuterike në mënyrë që të verifikohej efekti i ndotjes nga Azia në sistemet klimaterike. Ekipi sqaroi se grimcat e vogla të pluhurit ishin përhapur mbi të gjithë veriun e Paqësorit ku ndërvepronin me piklat e ujit në ajër. Kjo shkakton dendësimin e reve, duke sjellë stuhi më të fuqishme mbi oqean.
Impakti i ndotjes sipas ekspertëve nuk është i madh vetëm në rajon, por prek edhe pjesë të tjera të botës, duke shtuar shqetësimet për pasojat në atmosferë.

Share Button