Avioni i pasagjerëve i prodhimit kinez realizon fluturimin e parë

Nga aeroporti ndërkombëtar Pudong në Shangaj ka fluturuar C919, avioni i parë i madh i pasagjerëve i prodhimit kinez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç shkruan ChinaDialy, avioni i parë i madh i pasagjerëve i prodhimit kinez, të cilin e ka prodhuar kompania shtetërore kineze COMAC, ka kaluar të gjitha testet e domosdoshme dhe realizoi fluturimin e parë.

Me këtë rast në aeroportin e Shangait u organizua një ceremoni, e cila u transmetua drejtpërdrejt në mediat nacionale.

C919 ka dy motorë, kapaciteti është 158 ulëse me një rreze prej 4.750 kilometra.

Kompania kineze me këtë projekt filloi në vitin 2006, ndërsa përveç numrit të madh të kompanive vendore, në këtë projekt janë përfshirë edhe disa ndërmarrje të huaja. COMAC deri më sot ka marrë porosi për 570 avionë C919, ndërsa kompania kineze planifikon të realizojë shitje për 2.000 copë.

Share Button