Avioni i Divjakës, arrestohet një trafikant tjetër

Është arrestuar një tjetër anëtar i trafikut të drogës, që lidhet me avionin e rrëzuar në Divjakë. Bëhet fjalë për Aurel Pupen, i cili akuzohet se ka paketuar lëndën nartoktike për Giorgio Rifomaton. Bëhet me dije se pasi Pupe e paketoi drogën, ajo do ngarkohej në avionin “Piper”.
Ngjarja e rënies së avionit në plazhin e Divjakës ndodhi në datën 10 maj. Policia bëri të mundur arrestimin e pilotit të avionit, Giorgio Riformato, i cili akuzohet për “tentativë të trafikut të drogës, në bashkëpunim”. Pranë avionit janë gjetur 460 kg hashash, ngarkuar në një automjet tip ‘Mitsubishi’. Pas operacionit të policisë, u bë e mundur dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit, përkatësisht Saimir Bajrami, 35 vjeç, të cilit i janë sekuestruar dhe 27.000 euro. Shoferi i ‘Mitsubisht’, Saimir Bajrami i cili u arrestua nga policia pas tentativës për tu arratisur ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se droga e gjetur në mjet dhe afër tij, pritej të ngarkohej në avion.

Share Button