Autokolona humanitare e OKB-së hyn në Siri

Autokolona me ndihma humanitare e OKB-së prej 11 kamionëve, të destinuar për qytetin Idlib dhe rrethinën e tij, ka hyrë në territorin e Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Autokolona prej 11 kamionësh ka kaluar përmes vend kalimit kufitar Cilvegozu në Rehyanli pranë qytetit Hatay. Kamionët kanë kaluar në territorin e Sirisë të shoqëruar nga xhandarmëria turke dhe automjetet e zyrtarëve të OKB-së.

Ndihma humanitare e OKB-së në ditët në vijim do tu ndahet banorëve në Idlib.

Share Button