Austria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Austria do të mbështesë Shqipërinë në marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Garancia është dhënë nga presidenti austriak Heinz Fischer, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë. Kreu i shtetit austriak ndër të tjera ka bërë thirrje për forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, duke e vënë theksin tek konsolidimi i shtetit ligjor. “Dua të them qartë që Austria e ka ndjekur prej kohësh zhvillimin Shqipërisë dhe fatin e saj, dhe këtë proces e shikon edhe në ditët e sotme. Dua të them që ne kemi pasur raporte të mira në këto 20- 25 vitet e fundit.  Marrëdhëniet në fushën e ekonomike dhe kulturore duhet të zhvillohen më tej. Kjo është shumë e rëndësishme për përmirësimin e klimës të investimeve luftën kundër korrupsionit për ngritjen në një masë sa më të madhe të andarteve evropiane. Ne mbështesim tërësisht dhe jemi të bindur që Austria do të mbështesë marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë”, u shpreh Fischer. Nga ana tjetër, presidenti Nishani përveç vlerësimit të marrëdhënieve ekonomike dhe avancimit të atyre politike, ka vlerësuar mbështetjen e Austrisë në procesin e integrimit.

Share Button