Australi, rrufetë djegin rrjetin elektrik

Australia e Jugut po përballet me ditën e dytë të motit ekstrem, pasi e gjithë kjo provincë mbeti pa energji elektrike gjatë natës. Mbi 80 000 rrufe u regjistruan gjatë stuhisë dhe disa prej tyre dëmtuan ndjeshëm impiantet e gjenerimit të elektricitetit, ndërsa erërat e forta shembën mbi 20 kulla transmetimi të energjisë.

Mësohet se elektriciteti është kthyer pas shumë orësh mungesë në kryeqytetin e Australisë së Jugut, Adelaide, por shumë zona rurale mbeten ende pa energji. Autoritetet lokale thanë se bëhet fjalë për një eveniment metereologjik ekstrem dhe se asnjë sistem nuk do të ishjte në gjendje t’i bënte ballë.

Metereologët kishin paralajmëruar për forcën e stuhisë, por autoritetet thanë se akush nuk mund të mendonte se erërat e forta do të shkulnin kullat elektrike nga toka apo të parashikonte mijëra rrufetë që dogjën shumë rrjete elektrike. Zyrtarë australianë thanë se një eveniment i tillë atmosferik është shumë i rrallë dhe llogaritet të ndodhë një herë në 50 vjet.

Share Button