Australi, protestë kundër masakrave në Halep

Në qytetin Melbourne të Australisë është protestuar kundër masakrave ndaj civilëve në qytetin Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Qindra australianë u mblodhën para Parlamentit të Shtetit Victoria që gjendet në qendër të qytetit Melbourne, për të dënuar sulmet ndaj civilëve në Halep.

Protesta e organizuar nga organizatat e shoqërisë civile me iniciativën e Shoqatës së Sirianëve në Australi, u mbështet edhe nga ana e turqve australianë.

Protestuesit kërkuan që regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij të cilët nuk i japin mundësi të jetesës popullatës civile në Halep, që të ndalojë masakrat.

Ato gjithashtu mbajtën pankarta me mbishkrimet “Jemi së bashku me Halepin”, “Rusia, Iran, Hizbullah hiqe dorën nga Halepi”, dhe brohoritën me slogane “Liri për Sirinë”, “Shpëtoni fëmijët”.

Share Button