Australi: 44 % e popullsisë janë të ardhur

Kryetari i Fondacionit Multikulturor të Australisë, Bülent Dellal në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), ka thënë se rreth 44 për qind e popullsisë së Australisë janë të ardhur.

Dellal në fjalën e tij tha se duke e krahasuar për nga numri i popullsisë, Australia është vendi që ka marrë më shumë emigrantë në botë.

Duke theksuar se rreth 800 mijë njerëz vijnë në vit në Australi, ku përfshihen ata me leje të përkohshme dhe ato që vijnë për të qëndruar për gjithmonë, Dellal në vijim ka shtuar se 44 për qind e popullsisë ka një lidhje me jashtë vendit, ose nga vetë personi, ose nga prindërit.

Australia ka marrë më shumë se 7 milionë emigrantë që nga viti 1945, thotë Dellal dhe në vijim shton se në këtë vend rreth 4 milionë njerëz flasin një gjuhë tjetër krahas anglishtes dhe se në vend ka mbi 270 grupe etnike të ndryshme.

Share Button