Aung San Suu Kyi viziton shtetin e Rakhines

Udhëheqësja ‘de fakto’ e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, arriti në Rakhine, shtetin e shkatërruar nga dhuna.

Zyrtarët thanë se ajo do të vizitojë kryeqytetin Sitve dhe qytete të tjera, gjatë qëndrimit njëditësh.

Suu Kyi është kritikuar gjerësisht për mosndalimin e dhunës ushtarake kundër myslimanëve Rohingya në Rakhine.

Rreth 600,000 myslimanë kanë ikur në Bangladesh qysh në fund të gushtit.

Dhuna ka nisur kur militantët Rohingya kanë sulmuar disa poste të sigurisë.

Ushtria më pas është përgjigjur me, siç është thënë, sulme brutale.

Zyrtarë të OKB-së kanë thënë se ushtria e Mianmarit po bën spastrim etnik kundër myslimanëve Rohingya.

Share Button