Audrey Azoulay zgjidhet drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s

Ish-ministrja franceze e Kulturës, Audrey Azoulay u zgjodh drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s, përball kandidaturës tjetër të Katarit Hamad Al-Kawari.

Azoulay mori 30 vota, kundërshtari i saj 28, nga 58 anëtarë të këshillit ekzekutiv, ku kandidatura fituese pritet të dekretohet nga konferenca e përgjithshme e shteteve anëtare më 10 nëntor, sipas rezultateve zyrtare.

Share Button