Atmosfera e Ramazanit në vende të ndryshme në botë (foto)

Muaji i madhnueshëm i Ramazanit ka hyrë në javën e tij të tretë, me atmosferën që mbetet e njëjtë kudo në botën islame.

Agjërim në mot të nxehtë, jetë e patrazuar gjatë ditës, një iftar mes njerëzve të një gjaku e vëllezërish në besim me të perënduar dielli, pasuar në mbrëmje vonë nga i mirëprituri namaz i teravive.

Panoramë e ngjashme kudo, në Stamboll, në Gaza, në Shanllëurfa, në Ankara, në Kajro, në Mekë…

Një fëmijë i dorëzuar gjumit në namazin e teravive, njerëz të shtruar para Xhamisë Blu për iftar në Sulltanahmet të Stambollit, refugjatë sirianë në Shanllëurfa të Turqisë teksa i japin fund së bashku agjërimit, përcjellë nëpërmjet aparatit fotografik të Anadolu Agency, fëmijë që luajnë para një xhamie në Gaza, teravi në një xhami në Kajro, dhe besimtarë që vërshojnë në Qabe… /tesheshi.com/ 2-1 4-1 5-1 6-1 11-1

Share Button