Atletico-Real Madrid, finalja e Champions League

Dy ekipet madrilene, Atletico dhe Real janë finalistet e këtij sezoni në Champions League.

Reali i Madridit arriti të kalojë në finale pas fitores 1-0 ndaj Manchester City-t.

Edhe pse në takimin e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në “Bernabeu” u rikthye Ronaldo si titullar, edhe një herë ishte uellsiani Bale njeriu vendimtar për ekipin e drejtuar nga Zidane.

Ky gol ishte vendimtar për madrilenët, duke i dërguar ata në finalen e madhe të Championsit, ku gjejnë Atleticon, e kualifikuar mbrëmjen e së martës.

Ndeshja finale ndërkaq do të zhvillohet më 28 Maj në “San Siro”.

 

Share Button