Athinë, vritet në atentat 38-vjeçari shqiptar

Një shqiptar është plagosur me armë zjarri nga persona të paidentifikuar dhe më pas është transferuar në spital ku ka humbur dhe jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Greqi ku shqiptari, 38-vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u gjet i plagosur në hyrjen e një pallati në lagjen “Neo Kozmos” në Athinë por humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Policia e kryeqytetit grek ka nisur hetimet për vrasjen ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se 38-vjeçari është me precedent penal dhe vrasja e tij mund të ketë ndodhur për larje hesapesh.

 

Share Button