Atentati te “Komuna e Parisit”, arrestohen 4 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona të dyshuar si të implikuar në tentativën e vrasjes së shtetasit Mariglen Hoxha, i njohur edhe me emrin Lorenc, ngjarje kjo e ndodhur më 3 gusht, në zonën e “Komunës së Parisit”, në kryeqytet dhe ku Hoxha mbeti i plagosur pasi mori një plumb në shpatull.

Pas operacionit policor të koduar “Poker”, u vunë në pranga Dejvis Rustemaj, 27 vjeç, i dyshuar si autor i tentativës së vrasjes si dhe 3 bashkëpunëtorët e tij, Klajdi Kodra, Igler Qose dhe Ardit Xheferri.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa si autori dhe shënjestra lëviznin me automjetet respektive dhe autori i dyshuar ka qëlluar në ecje e sipër, duke rrezikuar edhe kalimtarë të rastit.

Pas arrestimit, policia ka sekuestruar mjetin tip BMË X5 me të cilin lëvizte autori i dyshuar si dhe tre telefona celularë. Ndaj të ndaluarve janë ngritur akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe përkrahje të autorit të krimit.

Share Button