Atentat në Tiranë, 2 të vdekur, një i plagosur

Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një atentati, ndodhur mbrëmjen e së enjtes pranë Lulishtes “1 Maji” në kryeqytet.

Aurora Oskian dhe Kevin Rugova janë emrat e dy viktimave, ndërsa i plagosur ka mbetur dhe Elvis Gaçaj. Burime nga policia bëjnë të ditur se, 3 personat kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip BMW ne momentin kur nje person ka hapur zjarr me një armë tip kallashnikov në drejtim të mjetit.

Dyshohet se, mes autorit dhe personave të ndodhur në makinë ka pasur shkëmbim zjarri, pasi në automjet është gjetur dhe një pistoletë, e cila pritet të dërgohet për ekspertizë. Policia ka nisur punen per zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se, pjesa më e madhe e plumbave kanë prekur 30-vjeçaren Aurora Oskiana dhe Kevin Rugovën, duke i shkaktuar atyre vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit, Elvis Gaçaj ka arritur të shpëtojë dhe të marrë plagë të lehta, duke qenë jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës.

Ndërkaq, një nga pistat kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e prishjes së pazareve të drogës. Gjithashtu po hetohet edhe mbi të shkuarën e Gaçajt, pasi ai nuk është një emër i panjohur për policinë

 

 

Share Button